Të gjitha lajmet
Serena dhe Venus Williams bashkohen në Wimbledon
Motrat legjendare të tenisit, Serena dhe Venus Williams, do të luajnë së bashku në konkurrencën e çifteve në Grand Slam-in e Wimbledonit, pasi organizatorët u kanë ndarë atyre një ftesë të veçantë (wildcard). Pasi 44-vjeçarja Serena Williams bëri një rikthim të jashtëzakonshëm në fushat e tenisit javën e kaluar, duke luajtur ndeshjen e saj të parë profesionale pas plot 1,375 ditësh mungesë. Sipas raporteve të Flashscore, Serena nuk kishte luajtur që nga US Open i vitit 2022, mirëpo dëshira për të luajtur para dy vajzave të saj të vogla e shtyu drejt këtë vendimi befasues. Megjithëse kishte spekulime për një rikthim të mundshëm edhe në konkurrencën individuale, emri i saj nuk figuronte në listën e ftesave. "Williams tregoi se nuk e ka humbur shkëlqimin, duke shfaqur shërbimet e saj të fuqishme dhe goditjet e sakta nga vija fundore që mrekulluan publikun në turneun e Queen's Club." — Flashscore Motrat Williams janë gjashtë herë kampione të Wimbledonit në çifte, ndërsa titullin e tyre të fundit së bashku e fituan saktësisht një dekadë më parë. Ndeshjet e tyre pritet të jenë atraksioni kryesor i këtij turneu që nis më 29 qershor, ku krahas tyre ftesa speciale në konkurrencën individuale kanë marrë edhe emra si Stan Wawrinka dhe Grigor Dimitrov. KosovaPress
Të gjitha lajmet
Total: 7,230
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026