Serena dhe Venus Williams bashkohen në Wimbledon
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Serena dhe Venus Williams bashkohen në Wimbledon
Motrat legjendare të tenisit, Serena dhe Venus Williams, do të luajnë së bashku në konkurrencën e çifteve në Grand Slam-in e Wimbledonit, pasi organizatorët u kanë ndarë atyre një ftesë të veçantë (wildcard).
Pasi 44-vjeçarja Serena Williams bëri një rikthim të jashtëzakonshëm në fushat e tenisit javën e kaluar, duke luajtur ndeshjen e saj të parë profesionale pas plot 1,375 ditësh mungesë.
Sipas raporteve të Flashscore, Serena nuk kishte luajtur që nga US Open i vitit 2022, mirëpo dëshira për të luajtur para dy vajzave të saj të vogla e shtyu drejt këtë vendimi befasues. Megjithëse kishte spekulime për një rikthim të mundshëm edhe në konkurrencën individuale, emri i saj nuk figuronte në listën e ftesave.
"Williams tregoi se nuk e ka humbur shkëlqimin, duke shfaqur shërbimet e saj të fuqishme dhe goditjet e sakta nga vija fundore që mrekulluan publikun në turneun e Queen's Club." — Flashscore
Motrat Williams janë gjashtë herë kampione të Wimbledonit në çifte, ndërsa titullin e tyre të fundit së bashku e fituan saktësisht një dekadë më parë.
Ndeshjet e tyre pritet të jenë atraksioni kryesor i këtij turneu që nis më 29 qershor, ku krahas tyre ftesa speciale në konkurrencën individuale kanë marrë edhe emra si Stan Wawrinka dhe Grigor Dimitrov.
KosovaPress