Sport
Knicks vetëm një fitore larg titullit pas rikthimit historik në Finalet e NBA-së
New York Knicks janë vetëm një fitore larg titullit të tretë në histori, pasi mposhtën San Antonio Spurs me rezultat 107-106 në ndeshjen e katërt të finaleve, duke realizuar rikthimin më të madh ndonjëherë në historinë e Finaleve të NBA-së. Sipas Flashscore, Spurs kishin epërsi prej 29 pikësh gjatë pjesës së parë dhe shkuan në pushim me rezultat 76-49, duke vendosur rekord për më së shumti pikë (76) dhe trepikësha (14) në një pjesë të finaleve. Megjithatë, Knicks reaguan fuqishëm në pjesën e dytë. Jalen Brunson udhëhoqi skuadrën në momentet vendimtare, ndërsa heroi i mbrëmjes ishte OG Anunoby, i cili realizoi koshin e fitores vetëm 1.7 sekonda para fundit pas një tentimi të humbur nga Brunson. “Ne nuk u dorëzuam asnjëherë. Besuam deri në fund,” tha Brunson pas ndeshjes. Anunoby shkëlqeu me saktësi të jashtëzakonshme nga distanca, duke realizuar 7 nga 9 tentimet për tre pikë, ndërsa Brunson ishte figura kryesore në rikthimin spektakolar të vendasve. Me këtë fitore, Knicks kalojnë në epërsi 3-1 në seri dhe tashmë janë vetëm një triumf larg ngritjes së trofeut Larry O'Brien. KosovaPress
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026