​Në Skenderaj zhvillohet turneu i pingpongut “Dr. Fatmir Fazlija”
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Në Skenderaj zhvillohet turneu i pingpongut “Dr. Fatmir Fazlija”
pingpong
16/06/2026 - 14:38
Linku u kopjua

Federata e Pingpongut e Kosovës ka njoftuar se më 20 qershor 2026, në Skenderaj do të organizohet edicioni i 6-të i Turneut Memorial të Pingpongut për Veteranë “Dr. Fatmir Fazlija”, aktivitet tradicional kushtuar nderimit të figurës dhe kontributit të tij në sport dhe komunitet.

Ky aktivitet do të zhvillohet në sallën e SHML “Anton Qetta”, derisa para fillimit të garave do të mbahen homazhe në ora 09:30 te busti i Dëshmorit në oborrin e QKMF-së dhe në ora 09:45 pranë shtatores së Adem Jasharit.

Nga ora 10:00 do të mbahet ceremonia zyrtare e hapjes, pas së cilës do të fillojnë garat në kategoritë 40–49 vjeç, 50–59 vjeç, 60–65 vjeç, 66–69 vjeç dhe 70+.

Sipas FPK-së, ky aktivitet synon të ruajë traditën sportive, të promovojë vlerat e respektit dhe miqësisë ndërmjet sportistëve veteranë, si dhe të nderojë kujtimin dhe veprën e Dr. Fatmir Fazlisë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026