Ish-fituesi i Topit të Artë, Kaká, ka dhënë një alarm për gjendjen e Brazilit pas Kupës së Botës.
Ai ka kërkuar një revolucion afatgjatë duke nisur nga bazat.
"Na kanë mbetur 4 vjet deri në Botërorin e ardhshëm dhe duhet të mendojmë shumë për rigjenerimin e një projekti për futbollin brazilian. Këto momente të Kupës së Botës po japin shenja se po mbetemi prapa. Duhet të mendojmë për një projekt afatgjatë, duke përfshirë edhe kategoritë e reja", tha Kaká.
Sipas tij, qëllimi nuk është vetëm taktik. Kaká theksoi se duhet rikthyer identiteti i lojës braziliane dhe ADN-ja që e ka bërë Brazilin të njohur në botë.
KosovaPress