​Flamuri që po përçan Botërorin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Flamuri që po përçan Botërorin
1-Boterori
16/06/2026 - 13:28
Linku u kopjua

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka konfirmuar ndalimin e rreptë dhe përfundimtar të flamurit pararevolucionar të Iranit për ndeshjet e Kampionatit Botëror 2026.

Ky vendim u ratifikua pas një seance dëgjimore urgjente të zhvilluar në Los Anxhelos, vetëm pak orë përpara ndeshjes hapëse të Iranit kundër Zelandës së Re në Inglewood të Kalifornisë.

Bëhet fjalë për flamurin historik që mban simbolin e luanit dhe të diellit, i cili përfaqëson regjimin e Shahut që u përmbys gjatë revolucionit të vitit 1979. Sipas prestigjozes The Athletic, çështja u rishqyrtua në çastet e fundit për shkak të presioneve, por gjykata dhe FIFA mbrojtën të njëjtin qëndrim: shfaqja e këtij simboli mbart karakter të pastër politik. Autoritetet argumentuan se lejimi i tij rrezikon mbarëvajtjen e rregullt të kompeticionit dhe cenon drejtpërdrejt sigurinë e tifozëve brenda impianteve sportive.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e komunitetit iranian dhe aktivistët mbrojtën idenë se fushat e futbollit duhet të jenë një hapësirë e lirisë së shprehjes dhe e respektimit të bindjeve. Megjithatë, FIFA nuk u tërhoq nga vendimi i saj radikal. Edhe pse pjesëmarrja e Iranit në këtë Botëror kaloi mes përbuzjeve dhe stuhive të shumta politike, kombëtarja e Lindjes së Mesme do t’i zhvillojë të gjitha ndeshjet e saj në territorin e Shteteve të Bashkuara. /TCh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026