​Rudiger zgjat kontratën me Real Madridin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Rudiger zgjat kontratën me Real Madridin
rudiger
16/06/2026 - 13:06
Linku u kopjua

Mbrojtësi Antonio Rudiger ka zgjatur kontratën e tij me Real Madridin deri në vitin 2027, njoftoi klubi spanjoll të martën.

Kontrata e mëparshme e Rudiger do të skadonte këtë verë, por Madridi e ka zgjatur qëndrimin e tij të paktën deri në vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, reprezentuesi gjerman, 33 vjeç, ka qenë në Madrid që nga viti 2022, duke bërë 182 paraqitje dhe duke fituar tetë trofe, përfshirë një në LaLiga dhe një të Ligës së Kampionëve.

Gjatë kohës së tij në Bernabeu, ai ka qenë një shtyllë në katërshen e mbrojtjes nën drejtimin e trajnerëve të ndryshëm, duke fituar kështu edhe Kupën e Mbretit në vitin 2023.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026