Trump dhe liderët botërorë diskutojnë për luftërat në Iran dhe Ukrainë në samitin e G7
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump dhe liderët botërorë diskutojnë për luftërat në Iran dhe Ukrainë në samitin e G7
Trumpp
16/06/2026 - 12:55
Linku u kopjua

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hodhi poshtë pretendimet se një memorandum mirëkuptimi përfshin një fond prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit, nëse Teherani përmbush disa kushte.

“Ky ishte një thashethem që qarkulloi dje, ishte qesharak”, u tha ai gazetarëve. “Ne nuk kemi asnjë detyrim të investojmë para në Iran”.

Ndërkohë, Sumiti G7 2026 u zhvillua në Evian-les-Bains, ku Trump dhe liderë të tjerë botërorë u takuan me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për një takim që zgjati rreth një orë e 15 minuta.

Franca e vendosi Ukrainën lart në agjendën e samitit, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës më shumë se katër vjet pas pushtimit të plotë rus, shkruan AP, përcjell KosovaPress.

Macron tha se do t’i kërkojë Trumpit që SHBA të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Trump tha se dëshiron të fokusohet në Ukrainë, duke shtuar se çështja e Iranit së shpejti do të mbetet “pasqyra e pasme e makinës”.

Ai e minimizoi ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë ndaj SHBA-së, por shprehu keqardhje për humbjet njerëzore.

“E gjitha kjo është qesharake”, tha ai. “Do të bëj gjithçka që mundem”.

Sipas Associated Press, Trump gjithashtu tha se nuk është i kënaqur me mënyrën si Izraeli ka vepruar në Liban dhe ndaj Hezbollahut, duke shtuar se operacionet e zgjatura ushtarake “e dëmtojnë marrëveshjen e madhe”, duke iu referuar përpjekjeve më të gjera diplomatike që përfshijnë edhe Iranin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026