Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ftojnë Kosovën që t’u bashkohet projekteve rajonale të gazit natyror të lëngshëm (LNG), duke argumentuar se siguria energjetike është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në një intervistë për KosovaPress, zyrtari për çështje ekonomike në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Micah Savidge, thotë se Kosova rrezikon të humbasë mundësi të rëndësishme investimi, nëse nuk siguron furnizim të qëndrueshëm me energji. Ai flet për rolin e LNG-së amerikane, potencialin e gazifikimit të linjitit, investimet në energjinë e ripërtëritshme dhe projektet rajonale të gazit, duke theksuar se e ardhmja energjetike e Kosovës duhet të mbështetet në një kombinim burimesh dhe jo në një teknologji të vetme.
KosovaPress: A mund të na thoni, ju lutem, pse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaq të interesuara për të shitur gazin natyror të lëngshëm (LNG) në Kosovë?
KosovaPress: Pse Kosova nuk mundet thjesht t’i shfrytëzojë rezervat e saj të linjitit për furnizim me energji?
Micah Savidge: Po, natyrisht, për dekada me radhë, Kosova ka përfituar nga burimet e saj vendore të linjitit dhe ato mbesin pjesë e rëndësishme e sistemit energjetik të vendit. Kompanitë amerikane, si General Electric, kanë qenë të përfshira në termocentralet me qymyr që aktualisht janë në funksion. Megjithatë, siguria e vërtetë energjetike nuk arrihet duke u mbështetur në një burim të vetëm të energjisë. Një përzierje më e larmishme e burimeve energjetike ofron qëndrueshmëri, rrit besueshmërinë e sistemit dhe i jep Kosovës më shumë mundësi përderisa tregjet rajonale dhe globale të energjisë vazhdojnë të ndryshojnë. Pyetja nuk është thjesht „thëngjilli apo gazi”. Çështja është se si Kosova ndërton kapacitete të mjaftueshme dhe të besueshme energjetike për të ardhmen. Rritja ekonomike, zhvillimi industrial dhe shtimi i investimeve kërkojnë furnizim të qëndrueshëm dhe konkurrues me energji elektrike dhe mundësitë shtesë të prodhimit të energjisë mund të zvogëlojnë ekspozimin e Kosovës ndaj importeve të kushtueshme të energjisë elektrike, veçanërisht gjatë periudhave me kërkesë të lartë rajonale, sidomos gjatë dimrit në Kosovë.KosovaPress: Çka është gazifikimi i qymyrit dhe a mundet Kosova të përdorë këtë?
Micah Savidge: Ka pasur shumë raportime në media, prandaj më lejoni të sqaroj se projekti i mundshëm i gazifikimit të qymyrit dhe projekti i mundshëm i gazsjellësit për LNG janë projekte të ndara, por ne i mbështesim plotësisht të dyja. Sa i përket në veçanti gazifikimit të qymyrit, ky është proces që e shndërron qymyrin, përfshirë linjitin (të cilin e ka Kosova) në një gaz sintetik, i njohur edhe si syngas, i cili mund të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, mund të ndihmojë në prodhimin e produkteve industriale, kimikateve, karburanteve sintetike dhe nënprodukteve të tjera me vlerë. Meqenëse Kosova ka kaq shumë burime të linjitit, Shtetet e Bashkuara mbështesin hulumtimin e përdorimit të teknologjisë inovative dhe mundësive që mund ta ndihmojnë Kosovën të shfrytëzojë sa më mirë burimet e saj vendore. Shtetet e Bashkuara madje janë angazhuar me kompani amerikane për të kuptuar më mirë se çfarë mund të jetë teknikisht dhe komercialisht e realizueshme dhe mirëpresim mundësitë për diskutime të mëtejshme për këtë çështje. Megjithatë, edhe një herë, siguria afatgjatë energjetike e Kosovës do të kërkojë përzierje të burimeve të ndryshme energjetike, duke përfshirë kapacitete shtesë të prodhimit dhe qasje në burime të shumta energjie. Asnjë teknologji apo burim i vetëm i energjisë nuk përbën zgjidhjen e vetme.
Kam pyetur kolegët e mi në MCC dhe ata më kanë konfirmuar se momentalisht programi po vazhdon sipas planit. Ata i kanë përfunduar punët projektuese dhe përgatitore, përfshirë sigurimin e lejeve të nevojshme dhe bartjen e pronave. Procesi i prokurimit për ndërtimin e sistemit të baterive po vijon. Gjithashtu, ata po punojnë me Kosovën dhe kanë themeluar një organ të ri, Korporatën për Ruajtjen e Energjisë, e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e sistemit të baterive në të ardhmen.

Micah Savidge: Ne besojmë se qasja në gazin natyror të lëngshëm, e mbështetur nga një marrëveshje afatgjatë furnizimi me një furnizues amerikan, ka potencialin t’i sigurojë Kosovës kosto më të parashikueshme të energjisë dhe të mbështesë prodhimin konkurrues vendor të energjisë elektrike edhe në të ardhmen. Mendoj se varësia aktuale e Kosovës nga importi i energjisë elektrike i ekspozon konsumatorët dhe bizneset ndaj luhatjeve të tregut rajonal, veçanërisht gjatë periudhave me kërkesë të lartë dhe furnizim të kufizuar. Dëshiroj të theksoj se, sipas të dhënave doganore, gjatë katër viteve të fundit Kosova ka shpenzuar afërsisht 735 milionë euro për importin e energjisë elektrike, përfshirë 259 milionë euro vetëm gjatë vitit 2025. Pa kapacitete shtesë të prodhimit, ka të ngjarë që Kosova të vazhdojë të mbështetet në importin e energjisë elektrike për të përmbushur kërkesat e saj në të ardhmen. Prandaj, këtu shtrohet një pyetje e rëndësishme për Kosovën: si të forcojë sa më mirë sigurinë energjike afatgjatë? A është më mirë të sigurohen furnizime të parashikueshme të energjisë për prodhimin vendor të energjisë elektrike, ku shpenzimet mund të parashikohen më lehtë apo është më mirë që të varet nga importi i energjisë elektrike nga vendet fqinje me çmime tregu, të cilat Kosova nuk mund t’i kontrollojë dhe që mbesin të cenueshme nga luhatjet e jashtme?
KosovaPress: Cili është konteksti rajonal? A janë të gjithë fqinjët e Kosovës të lidhur me LNG amerikan?
KosovaPress: Cili është qëndrimi juaj lidhur me propozimin e fundit që Kosova të lidhet me terminalin e gazit në Vlorë?
Micah Savidge: Po, sa e di unë ky projekt ende nuk është finalizuar plotësisht, prandaj është e vështirë të flitet me më shumë hollësi për të. Megjithatë, ne e mirëpresim gatishmërinë e Kosovës për të investuar në infrastrukturën e gazit natyror në rajon dhe e shohim si shenjë pozitive faktin që Kosova mund të vendosë të ndërtojë infrastrukturë të gazit natyror brenda vendit dikur në të ardhmen. Por, dëshiroj të theksoj se vendimet energjetike që Kosova i merr sot do të jehojnë në të ardhmen e saj, prandaj sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji është thelbësor për rrugën e zhvillimit të Kosovës dhe për shpejtësinë me të cilën ajo mund të arrijë standardet e jetesës së Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, ne e nxisim fuqishëm Kosovën që të shqyrtojë investime të mëtejshme në gazin natyror, përfshirë mundësinë e ndërtimit të një centrali me gaz natyror në Kosovë, i cili po të ndërtohej me kapacitet të mjaftueshëm, do të mund të mbulonte nevojat e brendshme energjetike të Kosovës dhe madje do të krijonte mundësinë për eksportimin e energjisë elektrike te vendet fqinje.
KosovaPress: Ju faleminderit, ju faleminderit shumë!