Rajoni
Komisioneri i KiE shpreh shqetësim për hetimet ndaj policëve të dyshuar në Serbi
Michael O’Flaherty, komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet se procedurat penale për shkelje të rënda nga policia ndaj një studenteje gjatë protestave në Beograd në korrik 2025 mund të ndërpriten.  “Ndërprerja e procedurave penale për shkelje të rënda të detyrës nga policia përmes shtyrjes së ndjekjes penale rrezikon të minojë edhe më tej besimin në organet e zbatimit të ligjit dhe të forcojë klimën e pandëshkueshmërisë”, shkroi O’Flaherty në X. Ai bëri thirrje për “hetime efektive, ndjekje penale dhe, kur është e përshtatshme, sanksione parandaluese për shkeljet e policisë gjatë protestave në Serbi”. Më 16 janar 2025, një studente 20-vjeçare u godit nga një veturë gjatë përgatitjes për tubimin e kundër Aleksandar Vuçiq në Beograd. I am concerned by reports that criminal proceedings for serious police misconduct against a female student during the July 2025 Belgrade protests may be stopped through deferred prosecution. #Serbia pic.twitter.com/VWyStmMUw3— Commissioner for Human Rights (@CommissionerHR) June 10, 2026 Serbia u përball prej muajsh me një valë protestash të udhëhequra kryesisht nga studentët, të cilat nisën pas shembjes së strehës prej betoni në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 15 persona. Tragjedia shkaktoi zemërim të madh, pasi shumë qytetarë dhe grupe të shoqërisë civile e lidhën ngjarjen me korrupsionin, keqmenaxhimin dhe mungesën e llogaridhënies nga autoritetet serbe. Fillimisht protestuesit kërkuan publikimin e dokumenteve që lidhen me rindërtimin e stacionit hekurudhor dhe ndëshkimin e përgjegjësve për aksidentin. Më pas, demonstratat u zgjeruan në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Gjatë vitit 2025, protestat janë shtrirë në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera, duke përfshirë bllokime rrugësh, greva studentore dhe marshime masive. Organizatorët kanë akuzuar autoritetet për presion ndaj protestuesve, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim për përdorimin e forcës dhe arrestimet gjatë demonstratave. Tensionet u rritën edhe më shumë pas disa incidenteve ku automjete goditën protestues gjatë tubimeve. Një nga rastet më të përfolura ishte ai i një studenteje 20-vjeçare e cila u plagos pasi u përplas nga një veturë gjatë një proteste në Beograd në janar 2025. Pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit serb në janar 2025, protestat kanë vazhduar, me demonstruesit që kërkojnë përgjegjësi institucionale, luftë kundër korrupsionit dhe reforma demokratike. Analistët i kanë cilësuar këto si protestat më të mëdha në Serbi që nga rrëzimi i regjimit të Slobodan Millosheviqit, në vitin 2000.
Më shumë nga Rajoni
Total: 203
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026