IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë në Prizren
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë në Prizren
IPK
Foto Arkiv
16/06/2026 - 14:05
Linku u kopjua

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin  veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë përfshirë tre zyrtarë policorë.

Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të tre zyrtarëve policorë të të Stacionit Policor Alfa në Prizren.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjete të paregjistruara dhe motoçikleta që qarkullonin në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke iniciuar fillimisht procedurat përkatëse policore,.

Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, dyshohet se zyrtarët policorë nuk kanë vepruar në përputhje me obligimet e tyre ligjore dhe zyrtare, duke mos vazhduar me procedurat e parapara dhe duke lejuar personat/kundërvajtësit të largohen pa i ndërmarrë masat përkatëse ligjore.

Ky rekomandim për suspendim është bërë me dyshimin se të njëjtit më 11.06.2026 në Prizren  me dyshimin se veprimet e tyre përbëjnë elemente të veprës penale “marrje e ryshfetit”, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë.

Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026