Kombëtarja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave po bëhet gati për dy përballje tejet të rëndësishme këtë fundjavë në kuadër të "CEV Volleyball European League 2026".
"Dardanët" tona do të luajnë para publikut vendas në Prishtinë, ku do të kenë përballë dy kundërshtarë të fortë, Malin e Zi dhe Hungarinë.
Federata e Volejbollit të Kosovës ka ftuar të gjithë adhuruesit e sportit që të mbushin tribunat dhe të bëhen zëri i lojtareve në këto momente vendimtare.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, duke filluar nga ora 17:00.
Orari i ndeshjeve:
19 Qershor | Mali i Zi – Kosova 17:00
21 Qershor | Kosova – Hungaria | 17:00
KosovaPress