Turizem
Turizmi vazhdon trendin pozitiv, dominojnë të huajt
Numri i vizitorëve në Kosovë gjatë vitit 2025 ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë (2024), bëjnë të ditur të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas hulumtimit për hotelerinë dhe turizmin, gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 762 mijë e 836 vizitorë vendorë dhe të huaj. Prej tyre, 39.3 për qind ishin vizitorë vendorë, ndërsa 60.7 për qind të huaj, përcjell KosovaPress. Numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve arriti në 1 milion e 653 mijë e 390. Nga ky total, 45.4 për qind u realizuan nga vizitorët vendorë dhe 54.6 për qind nga të huajt. ASK-ja njofton se numri i vizitorëve vendorë është rritur për 9.1 për qind krahasuar me vitin 2024, ndërsa net-qëndrimet e tyre janë shtuar për 8 për qind. Numri më i madh i turistëve të huaj ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia Rritje është evidentuar edhe te vizitorët e huaj. Gjatë vitit 2025, numri i tyre u rrit për 9.4 për qind në raport me vitin paraprak, duke arritur në 463 mijë e 92 persona. Numri më i madh i turistëve të huaj ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia. Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë vitit 2025, 639 mijë e 945 banorë të Kosovës kanë realizuar të paktën një udhëtim me net-qëndrim brenda ose jashtë vendit. Ndërkaq, sipas statistikave të mbledhura në pikat kufitare, gjatë periudhës janar-dhjetor 2025 në territorin e Republikës së Kosovës janë regjistruar 7 milionë e 465 mijë e 625 hyrje të shtetasve të huaj.
Më shumë nga Turizem
Total: 28
Faqe:
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026