Francë - Senegal, rikthimi i një Sfide Historike në Kupën e Botës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Francë - Senegal, rikthimi i një Sfide Historike në Kupën e Botës
New Project - 2026-06-16T130040.317
16/06/2026 - 15:01
Linku u kopjua

Sonte në orën 21:00, vëmendja e të gjithë adhuruesve të futbollit do të jetë në përballjen e zjarrtë të Grupit I mes Francës dhe Senegalit.

Francezët vijnë në këtë Botëror si një nga favoritët kryesorë dhe synojnë të shkruajnë historinë, ndërsa Senegali kërkon të provojë përsëri veten në skenën e madhe pas humbjes së titullit të AFCON-it në fillim të vitit.

Të dyja skuadrat njihen për lojën e tyre sulmuese, gjë që premton një ndeshje të hapur dhe me shumë gola.

Ky takim rikthen në kujtesë njërën nga befasitë më të mëdha në historinë e futbollit.

Në vitin 2002, Senegali shokoi botën duke mposhtur kampionët e atëhershëm në fuqi, Francën, me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse. Që nga ajo kohë, Franca nuk ka humbur më asnjë ndeshje të parë në Botëror, andaj djemtë e Didier Deschamps do të bëjnë çmos që të shmangin një tjetër skenar të tillë pothuajse një çerek shekulli më vonë.

Formacionet e Mundshme:
  • Franca (4-2-3-1): Maignan — Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez — Tchouameni, Rabiot — Olise, Dembele, Doue — Mbappe.
  • Senegali(4-2-3-1): Mendy — Diouf, Niakhate, Koulibaly, Diatta — Camara, Gueye — Mane, Ndiaye, Sarr — Jackson.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026