Të gjitha lajmet
Qeveria vazhdon, edhe për tre muaj, t’i verifikojë diplomat e Universitetit të Mitrovicës së Veriut
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka vendosur të vazhdojë mandatin e Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut edhe për tre muaj të tjerë. Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të Qeverisë, të premten, ku u përcaktua që mandatit të komisionit t’i vazhdohet afati nga 22 qershori deri më 22 shtator 2026. Komisioni ishte themeluar fillimisht në shkurt të vitit 2023, ndërsa mandati i tij është vazhduar disa herë me vendime të veçanta të ekzekutivit. Në të njëjtën mbledhje, Qeveria miratoi edhe emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Po ashtu, u emëruan komisionet e pranimit për pozitën e Komisionerit për Gjuhët dhe për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Qeveria miratoi edhe ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.
Të gjitha lajmet
Total: 7,171
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026