Blerim Salihu, djali i heroit Jashar Salihu, varroset të mërkurën në Botushë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Blerim Salihu, djali i heroit Jashar Salihu, varroset të mërkurën në Botushë
Blerim Jashari
16/06/2026 - 12:34
Linku u kopjua

Ceremonia mortore e Blerim Salihut, djalit të heroit të kombit, Jashar Salihu bëhet nesër në varrezat e fshatit Botushë të Gjakovës. I ndjeri Blerim Salihu humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Zvicër.

Familja e heroit të kombit Jashar Salihu bën të ditur se varrimi i Blerim Jashar Salihut, i cili humbi jetën në një aksident trafiku në Zvicër, do të bëhet të mërkurën, më 17 qershor 2026, në orën 17:00, në varrezat e reja të fshatit Botushë, në komunën e Gjakovës.

Përmes një njoftimi, familja ka shprehur mirënjohje për ngushëllimet e shumta të pranuara nga qytetarët, të afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtorët, si përmes pranisë së tyre, ashtu edhe nëpërmjet mesazheve, telefonatave dhe publikimeve në media e rrjete sociale.

Familja bëri të ditur se, pas përfundimit të procedurave për transferimin e trupit nga Zvicra në Kosovë, ceremonia e varrimit do të mbahet në Botushë.

E pamja për ngushëllime do të jetë e hapur nga dita e mërkurë deri të premten në odën e fshatit Botushë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026