Jashari takon atasheun britanik, theksohet bashkëpunimi ushtarak
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Jashari takon atasheun britanik, theksohet bashkëpunimi ushtarak
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim mirëseardhës Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Kosovë, nënkolonelen Denise McMahon.
Me këtë rast, Jashari e uroi McMahon për marrjen e detyrës së re, duke vlerësuar partneritetin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, komandanti i FSK-së e informoi atasheun britanik për të arriturat e deritanishme të forcës, si dhe për objektivat strategjike që lidhen me zhvillimin e saj. Në fokus të diskutimeve ishin planet bilaterale për trajnime, stërvitje, pajisje dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.
Nga ana e saj, nënkolonelja McMahon përgëzoi gjenerallejtënantin Jashari për progresin e FSK-së dhe nivelin e lartë të profesionalizmit të personelit, duke riafirmuar përkushtimin për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe FSK-së.
Në përfundim të takimit, të dyja palët u pajtuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, me theks të veçantë në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të FSK-së në funksion të realizimit të misionit të saj.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.