Është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me inicialet Rr.M., pasi i njëjti kërkohej nga INTERPOL-i.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku tha se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi i njëjti kërkohej nga INTERPOL-i me letërrreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vrasje në tentative dhe Grabitje” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat e tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton KosovaPress.
Policia tha se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.