Të gjitha lajmet
Haki Abazi kalon në AAK, zyrtarizohet kandidimi i tij për deputet
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar nominimin e Haki Abazit kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka njoftuar se deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës ka kaluar në subjekti që ai udhëheq. Haradinaj i ka uruar mirëseardhje Abazit në AAK, në angazhimet e përbashkëta për ta fuqizuar Kosovën. “Kolegu që është me ne Haki Abazi në shumë etapa të rrugëtimit tonë e ka bërë pjesën e vet të çmuar edhe unë jam dëshmitar i këtij angazhimi të Hakisë të cilin e njoh që nga paslufta për kontributin e tij në mbështetje të shoqërisë civile të demokratizimit të vendit të proceseve demokratike në vend.”, tha Haradinaj. Edhe i nominuari për deputet nga AAK-ja, Haki Abazi shtoi se ky subjekt ka vizionin më të qartë për anëtarësimin në NATO. "U tha integrimi në NATO është prioritet mbi prioritete në integrimin e Kosovës ne asnjë herë nuk kemi vuajt për pamundësinë e mbijetesës, e luftës kundër pushtuesve por ne gjithmonë kemi vuajtur të jemi pjesë e vlerave demokratike të mbrohemi e të kontribuojmë për vlera demokratike në Evropë e më gjerë", tha Abazi. Prezent në nominimin e Abazit në listën e deputetëve të AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ishte edhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini. Ai i ka uruar mirëseardhje Abazit dhe e ka falënderuar për besimin që e dha. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024