Video
Publikuar: 21/02/2025 - 14:51
Sa po e ruajmë dhe kultivojmë gjuhën shqipe, flasin qytetarët
Videot e fundit
Të gjitha nga Video
Sa po e ruajmë dhe kultivojmë gjuhën shqipe, flasin qytetarët
Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje, çfarë ndikimi pati reagimi i misionit të BE-së
Armëmbajtjet pa leje, në tri vitet e fundit vetëm në një rast është shqiptuar dënimi me burgim
Padi ndaj Kuvendit dhe kompanisë, punëtorët greviste kërkojnë pagat gjatë grevës
Cilat janë afatet për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve?
Aksion i policisë në veri, bastisen Qendrat për Punë Sociale
Ish-prokurorja Drita Hajdari nderohet me medaljen e Kalorësit të Urdhrit Kombëtar të Meritës
Intervista
Intervista
Të gjitha nga Intervista
Hoti: Presim nga Kallas ta ketë në prioritet çështjen e personave të pagjetur
Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti thotë se qëllimi i letrës dërguar përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas është presioni pozitiv që çështja e personave të zhdukur të merret më me prioritet nga Bashkimi Evropian. Kjo letër po konsiderohet si informacione për kryediplomaten evropiane për problemet aktuale për çështjen e të pagjeturve. Qasja në territorin serb për hapjen e 11 varrezave masive, hapja e arkivave të strukturave ushtarake e policore serbe,  janë dy nga kërkesat që përmes kësaj letre i janë adresuar kryediplomates të Bashkimit Evropian,  Kaja Kallas. “Janë mbi 11 varreza masive dhe kur them kështu nuk them se po dyshoj, por them se Serbia e ka pranuar vetë që ekzistojnë në Serbi dhe ne po kërkojmë informata dhe hapjen e këtyre varrezave masive. Qasja në territor të Serbisë përmes Bashkimit Evropian, në këtë rast bëhet më urgjente dhe më e lehtë ...të përgjigjet Serbia për krimet që i ka bërë përmes Bashkimit Evropian nuk ka të bëjë më vetëm me mua, por përmes drejtësisë dhe më në fund të vihet drejtësia për këto familje të personave të zhdukur. Për me ia shtua pikave të rëndësishme të kësaj letre që veç i thash është edhe një pikë tjetër që nuk ka qenë shumë e theksuar në të kaluarën që ne jemi të interesuar për arkivat e klasifikuara të ushtrisë serbe, sepse ka bërë krime në Kosovë me urdhra, të Policisë, por duhet me theksua se në Kosovë nuk kanë bërë krime vetëm ushtria, kanë bërë krime edhe qytetarët lokal serb të urdhëruar nga regjimi i atëhershëm i Millosheviqit”, u shpreh Hoti. Kryesuesi i këtij komisioni qeveritar tha se kjo letër është në vazhdën e përpjekjeve të Kosovës për t’i bërë presion pozitiv Bashkimit Evropian që çështja e personave të pagjetur të merret më me prioritet. Sipas tij, zgjidhja kryesore është kushtëzimi i Serbisë dhe jo presioni. Hoti ka renditur dy arsye se pse zgjodhën ditën e pavarësisë së Kosovës për t’ia përcjell këtë letër kryediplomates evropiane, Kaja Kallas. Nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur presin që përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas brenda dy apo tri javës të ftoj takimin e radhës të Komisionit të Përbashkët të Kosovës dhe të Serbisë për të pagjeturit. Kryesuesi i këtij Komisioni, Andin Hoti shprehet pesimist për qasjen e Serbisë për vazhdimësinë e këtyre takimeve. Më 15 janar të këtij viti ishte planifikuar një takimi i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe të Serbisë për të pagjeturit, mirëpo ai ka dështuar për shkak të refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë, si shenjë proteste pas një aksioni të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë. Edhe 26 vite pas përfundimit të luftës ende nuk dihet për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Cilat janë afatet për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve?
Cilat janë afatet për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve?
Qeveria mirëpret kërkesën e PE-së për largimin e menjëhershëm të masave
Qasja e Trump ndaj Ukrainës, a mund të vendoset Kosova para aktit të kryer në raport me dialogun me Serbinë?
Shënon rënie numri i vetëvrasjeve në Kosovë, flasin psikologët për shkaqet e këtij fenomeni
Ngecjet që pati Kosova në 17 vjet shtet-ndërtim
Sporti, ambasadori më i fuqishëm i Kosovës në botë
Turizëm
Turizëm
Të gjitha nga Turizëm
Parku Natyror “Munellë” në Pukë të Shqipërisë, i pasur me shumëllojshmëri bimësh
Parku Natyror “Munellë”, në Pukë të Shqipërisë, është kthyer vitet e fundit në një atraksion që po tërheq të apasionuarit pas natyrës dhe ngjitjeve në mal. Ky park shquhet gjithashtu për mbulesën e pasur të bimësisë, kryesisht të përbërë nga pyjet e ahut dhe pishës së zezë. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau në rrjetet sociale pamje bimët e ndryshme që ndodhen në këtë park si boshtra (Forsythia Europaea), dëllinja e zezë (Juniperus Communis), rigoni (Origanum vulgare), shqopa (Calluna Vulgaris), shafrani i egër (Crocusi) etj. Zona e Munellës ka katër brezat e bimësisë/zona fitoklimatike që hasen në vendin tonë, të cilat pasqyrojnë vlerat e florës, bimësisë dhe habitateve të vendit: 1) shkurret dhe pyjet mesdhetare 2) brezin e dushkut 3) brezin e ahut dhe 4) kullotat alpine. Në zonën e Munellës ekzistojnë 7 specie të listës floristike, të cilat mbrohen nga konventat ndërkombëtare. Në zonë gjenden 5 specie CITES të renditura në shtojcën I si Abies alba, Pinus heldreichii, Pinus nigra, Pinus peuce dhe Vitis vinifera. Pyjet me Pinus heldreichii janë një habitat i rëndësishëm, pasi pisha boshnjake është një lloj relike nga periudha e Terciarit, por gjithashtu janë të rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit, pasi ata kanë një numër të madh të taksave endemike. Ata përfaqësojnë gjithashtu një tipar endemik të Ballkanit me një shpërndarje shumë të vogël. Prania e tyre rrit rëndësinë e ruajtjes së zonës së Malit të Munellës. Brenda zonës së Malit të Munellës dhe rrethinave të saj, mund të ketë më shumë se 17 habitate të mundshme Natura 2000. Habitatet shkëmbore, si ato serpentine dhe ato gëlqerore, të cilat gjenden në Malin e Munellës, janë streha interesante për specie të rëndësishme. Zona e Malit të Munellës është jashtëzakonisht e rëndësishme për mbijetesën dhe riprodhimin e rrëqebullit të Ballkanit të rrezikuar në mënyrë kritike në Shqipëri dhe më gjerë në rajon. Rezultatet tregojnë se një nënpopullatë e vogël e përbërë nga të paktën 4 individë të rritur (dhe ndoshta deri në gjashtë individë) mbijeton në Malin e Munellës dhe rrethinat e tij. Kjo është e vetmja popullatë banuese dhe riprodhuese e rrëqebullit e verifikuar se ekziston në Shqipëri. Në këtë mal nuk mungojnë lloje të ndryshme kafshësh të tjera të egra si lepuri, kaprolli, derri i egër e ariu, të cilat e bëjnë Munellën një vend me mjaft interes për t’u eksploruar. Parku Natyror “Munellë” me vendimin e Këshillit të Ministrave më 26 janar 2022 u miratua shpallja “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) të ekosistemit natyror “Munellë”, me sipërfaqe 20 760,05 ha.
Ekspozimi i tepërt i fëmijëve në teknologji
Ekspozimi i tepërt i fëmijëve në teknologji
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025