Cilat janë afatet për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve?
Tema
Lexohet për: 2 min.
Foto per balline Kosova Voton
17 orë më parë
Linku u kopjua

Profesori universitar për çështje juridike, Mazllum Baraliu  thotë se nuk ka ndonjë afat se kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i certifikojë rezultatet.

Por, shton se kjo varet edhe nga numërimi, rinumërimi dhe ankesat e kandidatëve për deputetë.

E Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratike i Kosovës (KDI), konsideron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet deri në fillim të muajit mars t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme.

E po të mos ishin telashet teknike me sistem, thotë se KQZ edhe më herët do të mund t’i certifikonte këto rezultate.

Monitoruesi i proceseve zgjedhore tregon se në vitin 2019 KQZ-së i janë dashur mbi 50 ditë për certifikim të rezultateve, derisa kohë më pak i është dashur në vitin 2021.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Procesi i numërimit pas ditës së zgjedhjeve të 9 shkurtit nisi me dy ditë vonesë për shkak të telasheve teknike.

Nga dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur edhe publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë në platformën e tyre.

Sipas rezultateve aktuale, në këto zgjedhje parlamentare partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 40.89 %, pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.40 %, pasuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.23 %. Koalicioni AAK-NISMA ka marr 7.40 % të votave, ndërsa Lista Serbe 4.81 %./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025