Të gjitha lajmet
Federata e Rumanisë reagon sërish për ndeshjen ndaj Kosovës
Federata Rumune e Futbollit ka njoftuar se do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin e marrë nga UEFA pas incidenteve në ndeshjen Rumani – Kosovë, të luajtur më 15 nëntor 2024, në Arenën Kombëtare në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre në minutat shtesë pas futbollistët e Kosovës refuzuan të luajnë në një atmosfrë ku provokoheshin nga tifozët vendas dhe fyheshin vazhdimisht. Arbitri kryesor përfundoi ndeshje pas një pritjeje mbi një orë, gjatë së cilës në fushë mbeti vetëm skuadra rumune. “Federata e Futbollit të Rumanisë beson se sanksionet e vendosura nga UEFA janë të pajustifikuara dhe tërheq vëmendjen për mungesën e masave ndaj federatës së Kosovës. Kosova ka shkelur parimin më të rëndësishëm në futboll, që ndeshja të luhet në fushë. Megjithatë, ekipi kosovar nuk u sanksionua. Në vend të kësaj, ne morëm disa gjoba dhe një sanksion që e konsiderojmë shumë të lartë” , tha Răzvan Burleanu, president i Federatës Rumune të Futbollit, përcjellë KosovaPress.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024