Mbrojtësi i Chelseat, Marc Cucurella, ka mbajtur premtimin që ka bërë gjatë Kampionatit Evropian Euro 2024, pasi Spanja u kurorëzua kampione.
Ish-ylli i Brightonit ishte pjesë e skuadrës së Spanjës që mposhti Anglinë në finalen e Euro 2024 në Gjermani, duke fituar titullin e katërt të Kampionatit Evropian, raporton KosovaPress.
Reprezentuesi spanjoll ishte një nga surprizat e kompeticionit, pasi performanca e tij i dha atij një vend në ekipin e Euro 2024 të turneut.
Sipas “Sport Bible”, Cucurella premtoi se nëse Spanja fitonte Euron, ai do t'i lyente flokët e tij të kuqe, që është ngjyra spanjolle.
Mbrojtësi i Chelseat ka postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram një foto të tij me flokë të rinj dhe të lyer.
Cucurella has dyed his hair red as promised. pic.twitter.com/QISapvkkw5— Vince™ (@Blue_Footy) July 19, 2024