Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
RRym
16/06/2025 - 16:14
Linku u kopjua

Gjatë muajit prill të këtij viti, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë - pikë tre gigavatë (568.03 GWh), ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte katërqind e tridhjetë e gjashtë – pikë tridhjetë e tre gigavatë (436.33 GWh), që është pesëmbëdhjetë – pikë gjashtëdhjetë e nëntë për qind (15,69%) më e lartë, krahasuar me muajin prill të vitit paraprak.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm të energjisë ishte nëntëmbëdhjetë – pikë njëzet e dy për qind (19,22%).

Ndërkohë, importi i energjisë elektrike në prill të vitit 2025 ishte treqind e shtatëdhjetë e shtatë – pikë tetë gigavatë (377.08 GWh), ndërsa eksporti për të njëjtën periudhë ishte dyqind e katërmbëdhjetë – pikë shtatëdhjetë e pesë (214.75 GWh). (Këtu përfshihet edhe sasia e energjisë për transmetim).       

Ndësa, sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte rreth gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë – pikë nëntëmbëdhjetë (685.19 mijë ton) që paraqet një rënie prej zero – pikë pesëdhjetë e dy për qind (0,52%) në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026