ME hap aplikacionet për ankandin e erës, Rizvanolli premton transparencë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
nxxx
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Ministria e Ekonomisë të enjten kë bërë hapjen publike të aplikacioneve për ofertuesit e ankandit me erë.

Gjatë hapjes publike të aplikacioneve të dorëzuar nga ofertuesit potencial, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është zotuar se do të ndjek përsëri standardet me të larta të transparencës dhe konkurrencës për këtë sektor.

Rizvanolli, theksoi se ankandi i parë i erës, së bashku me atë solar do të plotësojnë siç tha ajo “miksin e energjisë elektrike të vendit”.  

“Sot po shpalosim aplikimet e pranuara bazuar në kërkesën për kualifikim për ndërtimin e implantit të erës prej 50 deri në 100 megavat në Kosovë. Përvoja e ankandit të parë solar prej 100 megavat jo vetëm që ngjallin interesim mirëpo edhe sigurohen çmimet e favorshme për konsumatorët tanë. Zotohemi që përsëri do të ndjekim standardet më të larta te transparencës dhe konkurrencës. Faza e dytë e aplikimit, kërkesa për propozime fillon gjatë muajit mars, ku kompanitë do të kenë mundësi të aplikojnë me propozime financiare për impiantin tonë të eres. Ankandi i parë i erës bashkë me atë solar i cili është përfunduar do të plotësoj miksin tonë energjetik", tha  Rizvanolli.

Në këtë proces janë tri kompani ndërkombëtare dhe një vendore.

Aplikimi, ka qenë i hapur deri sot në ora 12:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025