Pesë vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmie Pagarusha
Lajme
Lexohet për: 1 min.
85041664_3439671772769824_2349308696724504576_n
2 orë më parë
Linku u kopjua

Sot mbushen pesë vjet nga shkuarja në amshim e këngëtares Nexhmie Pagarusha, e njohur si Bilbili i Kosovës.

E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmie Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare.

Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm.

Përveç këngëtare ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes plot pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe  “Zambaku i Prizrenit”.

Ajo do të mbahet mend si një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025