Sot përfundon numërimi i votave për deputetë në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
votimi
21 orë më parë
Linku u kopjua

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Ky proces në sallën "1 Tetori" në kryeqytet, pritet të përfundojë sot. Ndërkohë që janë bërë dhjetë ditë prej kur ka nisur procesi i numërimit të votave në ketë qendër komunale.

Pas numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në QNR do të nis numërimi i votave me kusht, të diasporës dhe atyre me nevoja të veçanta.

Nga 258 kuti të votimit të rregullta, 13 janë në proces të numërimit, gjashtë janë të papërfunduara edhe shtatë tjera janë në proces të numërimit.

Këto informacione i ka bërë të ditura kryesuesja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë, Fatmire Bajrami. Sipas saj, gjithçka po vijon sipas procedurave të miratuara nga KQZ dhe se nuk ka parregullsi dhe shpërputhje nga vendvotimet nga ekipet në QKN.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025