Një i plagosur nga të shtënat në kryeqytet
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Një i plagosur nga të shtënat në kryeqytet
18 orë më parë
Linku u kopjua

Një person ka marrë lëndime si pasojë e të shtënave me armë zjarri sonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë së rajonit për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025