Zelensky i hapur ndaj investimeve amerikane në minerale nëse përfiton Ukraina
Bota
Lexohet për: 2 min.
Zelensky i hapur ndaj investimeve amerikane në minerale nëse përfiton Ukraina
20 orë më parë
Linku u kopjua

Ukraina është e hapur ndaj investimeve të SHBA-së në mineralet e rralla të tokës, por Kievi duhet të marrë përfitime ekonomike nga një marrëveshje dhe t'i jepen garanci sigurie, tha këshilltari i lartë i presidentit ukrainas.

Mykhailo Podolyak tha për BBC se është "i befasuar" nga komentet e fundit të presidentit Donald Trump, pasi ky i fundit dëshiron t'i jepet qasje në mineralet e Ukrainës si formë dëmshpërblimi për miliarda dollarët që SHBA ka shpenzuar për të mbështetur Kievin.

“Është pak e çuditshme, sepse ne shohim retorikën e tij agresive ndaj Evropës dhe Ukrainës dhe retorikën e tij shumë më pak të justifikuar ndaj Federatës Ruse. Ne nuk e kuptojmë ende se pse kjo administratë po i bën këto pretendime ... këto pretendime janë padyshim të padrejta," tha Podolyak.

Ai tha se Ukraina po kërkon të bashkëpunojë me SHBA-në dhe se është e përgatitur për të hapur investime në industritë globale dhe zhvillimin e fushave minerale, por gjithashtu ka nevojë për garanci sigurie.

"Nëse SHBA refuzon të mbështesë Ukrainën, do të jetë një faktor demoralizues për të gjithë Evropën dhe do të dëmtojë reputacionin e SHBA," tha Podolyak.

Kujtojmë, Mike Waltz, një anëtar i ekipit amerikan që filloi negociatat me Moskën të martën, tha se pret që Volodymyr Zelensky të nënshkruajë një marrëveshje sipas së cilës SHBA-ja do të merr një pjesë të pasurisë nga burimet minerale të Ukrainës.

Zelensky hodhi poshtë të mërkurën kërkesat e SHBA-së, por dje ai deklaroi se Ukraina është "gati për një marrëveshje të fortë, efektive investimi dhe sigurie me presidentin e SHBA-së".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025