Emocione dhe krenari, rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së për ditën e pavarësisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Kajtazi nga Drenica ishte 16-vjeçar kur mori vendimin për t'iu bashkuar luftës çlirimtare në mbrojtje nga Serbia pushtuese.
Ai e nisi luftën me një pushkë gjuetie, ditën kur u rrethua Prekazi legjendar më 5 mars të vitit 1998.
27 vjet më pas, ai në Prekaz vjen bashkë me shokët tjerë të luftës për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe komandantit legjendar Adem Jashari.
Ai për KosovaPress kujton 17 shkurtin e vitit 2008, kur Kosova u shpall shtet i pavarur.
“Nuk do ta harrojë asnjëherë atë ditë, isha i angazhuar në pritje në atë kohë të kryeministrit që e shpalli pavarësinë dhe e pritnim të vinte në Skenderaj, ka qenë një ditë e ftohtë në aspektin e motit por aq e nxehtë në aspektin e dashurisë për vendin edhe ditës dhe datës që vërtetë ka lënë mbresa për gjithmonë dhe uroj që për mijëra vjet ta festojmë atë ditë, atë datë dhe në vazhdimësi 17 shkurtin ta festojmë me plot dashuri dhe respekt e kujtim për gjithë ata që ranë për këtë ditë”, thotë ai për KosovaPress.
Si një nga ushtarët e rinj të UÇK-së, ai tregon se si kishte vendosur që t'i bashkohet luftës çlirimtare.
Mes emocioneve, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se 17 shkurti është prej datave me të rëndësishme për vendin.
Në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në kompleksin memorial "Adem Jashari" me qindra qytetarë kanë bërë homazhe në nderim të familjes Jashari.