ALB-Architect, Demiri: Projekti i Teatrit dhe Operës do ta ndryshojë Kosovën në arkitekturë
Intervista
Lexohet për: 3 min.
alb
2 orë më parë
Linku u kopjua

Kompania ALB-Architect, është kompania e përzgjedhur nga Ministria e Kulturës për projektin e ndërtimit të Teatrit të Operës dhe Baletit në Kosovë. Përveç xhubletës, e cila e veçon dhe e bënë më të bukur këtë objekt, të veçantë po e bënë edhe arkitekti ndërkombëtar që e ka në dorë.

ALB-Architect, ka arritur të bashkëpunojë me arkitektin me famë botërore, Bjarke Ingels nga BIG, i cili po arrin të ndryshojë arkitekturën në botë.

CEO i ALB-Architect, Afrim Demiri, u shpreh për KosovaPress se kjo kompani ka pasur për qëllim të sjell një arkitekt që do të ndryshojë Kosovën në arkitekturë.

“Që nga shpallja e këtij konkursi, ALB Architect ka pasur për qëllim që të sjellë një arkitekt, i cili po ndryshon arkitekturën në botë dhe që do të sjellë këto ndryshime edhe në arkitekturën e Kosovës. Në muajin e parë, kemi qenë shumë të gëzuar që BIG ka pranuar të vij me ne në garë. Si ALB-Architect, ne i kemi motivuar me kulturën e Kosovës dhe këta kanë bërë përzgjedhjen e xhubletës. Për turistët, në të ardhmen ka me qenë një investim shumë i madh”, tha Demiri.

E si ka ardhur ideja për të zgjedhur formën e objektit në formë të xhubletës ka treguar Demiri.

Ai u shpreh se si kompani gjithmonë ka dashur që xhubleta të jetë në këtë histori.

“Ne i kemi furnizuar me material kulturor, sepse si pikë e parë në dokumentacion, ishte kërkesa që motivi i projektit të jetë kulturor. BIG, ka bërë pesë propozime, mes tyre kanë qenë edhe shumë elemente tjera si lule-kuqja apo shota. Në fund ata bënë këtë propozim kur  e kanë kuptuar që edhe xhubleta është në UNESCO. Në fillim, e kemi pasur të vështirë t’ia shpjegojmë, që populli shqiptar është një i vetëm, bashkë me Shqipërinë. Atëherë,  BIG nuk ka dashur të gabojë nga ana juridike lidhur me çështjen nëse xhubleta i përket vetëm Shqipërisë apo edhe Kosovës. Pasi mori aprovimin, thjesht e zgjodhi atë. Ne kemi qenë në përgjithësi, si komunitet, si shqiptarë, të gëzuar që xhubleta të jetë në këtë histori”, u shpreh ai.

Ky objekt do të ketë 300 deri në 1200 ulëse, salla ushtrimesh, park e shesh, lokacioni i së cilës është vendosur prapa Pallatit të Rinisë dhe Sportit.

Vlera e projektit për Teatrin e Operës dhe Baletit është 2 milionë e 450 mijë euro dhe do të përfundojë për 15 muaj, ndërsa zbatimi fillon në vitin 2026.

https://kosovapress.com/kompania-alb-architect-shpallet-fituese-per-ndertimin-e-teatrit-te-operes-dhe-baletit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025