Aksion i policisë në veri, bastisen Qendrat për Punë Sociale
Lajme
Lexohet për: 1 min.
480473595_2165529893942035_5425996178530031990_n
22 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës është duke bastisur Qendrat për Punë Sociale që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë në katër komunat veriore të Kosovës.

KosovaPress-i mëson se aksioni ndërlidhet me arrestimin e katër zyrtarëve të këtyre qendrave që kishte ndodhur një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke  thënë se aksioni i policisë është duke vazhduar nëpër këto qendra ilegale në katër komunat veriore.

"Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorin me te gjeturat, i cili pastaj do të vendosë për hapat e mëtejmë", ka thënë Elshani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025