Emër i ri, kompania e njëjtë.
Edhe dy vjet pasi u vendos në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën akuzat për eksportimin e mallrave të sanksionuara në Rusi, një kompani serbe vazhdon ta ushtrojë veprimtarinë.
As pas sanksioneve perëndimore, eksportet e kësaj kompanie nuk u ndalën, tregojnë të dhënat doganore në të cilat i ka parë REL-i.
Kompania Onderon Systems, sipas të dhënave më të fundit, në vitin 2024 eksportoi mallra me vlerë gati 750 mijë euro në Rusi, ndërsa dërgesa me vlerë rreth 500 mijë eurove përfunduan në Indi.Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar prezantuan një sistem gjithëpërfshirës sanksionesh dhe kontrollesh të eksportit për të parandaluar Kremlinin nga financimi i luftës.
Njëmbëdhjetë kompani serbe janë futur në listën e zezë deri më tani, të akuzuara për lehtësimin e eksportit të produkteve të sanksionuara në Rusi - të tilla si pajisje elektronike ose mallra të ngjashme që mund të përdoren në industrinë ushtarake.
REL-i ka analizuar raportet financiare të kompanive të sanksionuara në Serbi, regjistrat e llogarive bankare dhe bazat e të dhënave të tjera të disponueshme publikisht.
“Sanksionet janë efektive në afat të shkurtër sepse ato praktikisht e përjashtojnë kompaninë nga sistemi global, bllokojnë llogaritë bankare, i bëjnë pagesat më të vështira dhe i ndërpresin marrëdhëniet me furnizuesit dhe partnerët logjistikë”, thekson Mijat Kostiq nga organizata joqeveritare Novi treci put.
Megjithatë, derisa shumica e kompanive regjistruan rënie të të ardhurave, njëra vazhdoi të operonte me sukses, do të thotë, të fitonte para, sipas një hulumtimi të REL-it.
Kompania TR Industries, e quajtur tani Onderon Systems - sipas planetit fiktiv nga saga e filmit "Star Wars", u sanksionua nga SHBA-ja në shkurt 2024, në përvjetorin e dytë të pushtimit rus.
Pikërisht në fund të atij viti, kjo kompani kishte të ardhura nga shitja e mallrave që tejkalonin 1.4 milion euro, sipas hulumtimit të REL-it
Ajo e ndryshoi emrin një muaj pasi u vendos në listën e zezë amerikane.
Dhe institucionet e Serbisë ia lejuan asaj ta bënte këtë.Megjithatë, sot është një kantier ndërtimi. Ndërtesa është e zënë nga artizanë që po e rinovojnë atë. Dhe numri i telefonit i kompanisë supozohet se “nuk ekziston".
Kjo kompani ka gjithashtu tri llogari bankare aktive, ka gjetur REL-i duke kërkuar në bazën e të dhënave të Bankës Kombëtare të Serbisë.
Dhe në vitin e parë të biznesit, ajo "fitoi" miliona.
"Një profil i tillë është klasik për kompanitë ndërmjetëse, fiktive dhe në praktikën ndërkombëtare konsiderohet një sinjal i qartë për verifikim shtesë. Në sisteme më të organizuara, një kombinim i shenjave të tilla automatikisht ngre alarmin, por kjo nuk do të thotë menjëherë se diçka është e paligjshme, por se duhet t'i kushtohet vëmendje shtesë asaj që po ndodh në të vërtetë", thekson Kostiq.
Administrata Tatimore nuk u përgjigj nëse ka kontrolluar ndonjë nga kompanitë e sanksionuara.
Administrata Doganore i tha RELi-t se nuk i ka kontrolluar kompanitë në listën e sanksioneve perëndimore ose eksportet e tyre që nga shkurti i vitit 2022. Ajo shtoi se "nuk ka pengesa ligjore për eksportet" për këto kompani.
Edhe pse Onderon Systems eksportoi mallra me vlerë 1.2 milion euro në vitin 2024, eksportet ishin më të ulëta krahasuar me vitin 2023.
Dërgesa me vlerë më shumë se 2.9 milionë euro u eksportuan në Rusi në atë kohë, ndërsa gati dy milionë euro mallra përfunduan në Hong Kong dhe më shumë se 300 mijë euro në Indi.
Pjesët e avionëve, mikroçipat dhe pajisjet e tjera teknologjike të përparuara, të prodhuara në Perëndim, kanë gjetur rrugën e tyre drejt Rusisë përmes dhjetëra kompanive serbe që nga shkurti i vitit 2022.
Këto janë të ashtuquajturat "mallra me përdorim të dyfishtë" sepse mund të përdoren në industrinë ushtarake dhe për këtë arsye i nënshtrohen sanksioneve të rrepta.
Kështu iu përgjigjën ata kritikave nga Uashingtoni dhe Brukseli, ndërkohë që Beogradi nuk po vendos sanksione ndaj Kremlinit.
Brukseli, në një përgjigje për REL-in, thekson se Serbia ka ndërmarrë "hapa konkretë" për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve dhe është pajtuar me rregulloret e BE-së, duke përfshirë masat për të kontrolluar rieksportin e mallrave me përparësi të lartë në maj 2023.
“Të dhënat mbi eksportet direkte të produkteve (të sanksionuara) tregojnë se eksportet e Serbisë në Rusi kanë rënë ndjeshëm pasi kishin arritur kulmin në vitet 2022 dhe 2023, dhe se viti 2025 ishte i papërfillshëm”, thuhet në përgjigje.
Sipas një studimi nga Instituti i Munihut për Kërkime Ekonomike (Ifo), pavarësisht sanksioneve të ashpra, Rusia ende importon, megjithëse në mënyrë të pakrahasueshme më pak, përmes vendeve të treta, mallra me përdorim të dyfishtë me origjinë nga BE-ja.
Serbia është ndër dhjetë vendet kryesore tranzit për mallra të tilla nën embargo.
"Megjithatë, problemi kryesor nuk është ekzistenca e ligjeve, por zbatimi i tyre dhe konteksti politik në të cilin ato zbatohen. Meqenëse Serbia nuk i është përmbajtur sanksioneve kundër Rusisë, kjo do të thotë se nuk ka ndalim automatik të tregtisë me aktorët rusë, as detyrim për të bllokuar të gjitha transaksionet e dyshimta", shton ai.
Edhe pse bashkëpunimi pothuajse nuk ekzistonte para luftës, Serbia tani eksporton në vende të tilla si Kirgistani, Uzbekistani, Turkmenistani dhe Taxhikistani.
Produktet e eksportuara përfshijnë makineri dhe pajisje elektronike.
Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme për vitin 2024, edhe kompania Sprocure operoi në “plus”.
Deri më tani, ajo ka mbyllur më shumë se 20 llogari bankare, por njëra mbetet aktive, sipas një analize të REL-it.
E themeluar në gusht të vitit 2022, kjo kompani akuzohet për eksportimin e pjesëve dhe pajisjeve të avionëve në Rusi. Ajo ka ndryshuar selinë e saj dhe regjistrimi i saj i fundit është në lagjen “Voždovac” të Beogradit.
Në kohën e themelimit të saj, drejtoreshë dhe pronare e Sprocure ishte shtetasja serbe Zinete Mehmeti, por në fillim të vitit 2024, në një kohë kur Perëndimi filloi të sanksiononte kompanitë nga Serbia, shtetasi turk Erdal Ilhan doli si pronari i ri.
Një kompani kërkon lehtësim nga sanksionet
Drejtori i saj, Ivan Cvetiq , i cili po ashtu ndodhet në listën e zezë amerikane, thotë se ata janë në kontakt të rregullt me OFAC-in amerikan dhe se ata u kanë ofruar atyre "të gjithë dokumentacionin përkatës" në mënyrë që të hiqen nga sanksionet.
Prandaj, thotë ai, pret që OFAC të marrë një "vendim pozitiv" që do t'u "lejojë atyre të vazhdojnë aktivitetet e tyre të biznesit dhe jetën normale"."Sepse nuk donim të rrezikonim dhe t'i vendosnim partnerët tanë të biznesit në disa situata të pakëndshme", shtoi Cvetiq në një përgjigje me shkrim.
Kjo kompani, thekson ai, nuk rieksportoi në Rusi nëpërmjet vendeve të treta, por eksportoi mallra në atë vend rregullisht. Ai gjithashtu pretendon se mallrat që ata eksportuan, në atë kohë, nuk ishin në listat e produkteve të ndaluara.
"Disa nga partnerët (prodhuesit) madje i dërguan mallrat direkt te përdoruesi përfundimtar, deklaruan siç duhet numrat tariforë të produkteve dhe as dogana dhe as transportuesi nuk reaguan në asnjë mënyrë ndaj dokumentacionit të paraqitur në asnjë kohë", pohon ai.
“Por, në asnjë moment nuk kishte ndonjë tregues se diçka nuk duhej të dorëzohej”, pohon Cvetiq.
OFAC nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me kompanitë e sanksionuara nga Serbia.
AKM dyshohet se përdori MCI Trading si ndërmjetës për të fshehur përdoruesit përfundimtarë të mallrave në Rusi.
MCI Trading akuzohet se ka ndihmuar AKM-në të sigurojë mallra të teknologjisë së lartë nga prodhues në Azi, Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe se ka bërë dhjetëra dërgesa për AKM-në, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës deri në vendosjen e sanksioneve.
Sipas të dhënave financiare për vitin 2025, kjo kompani pati një humbje prej rreth 476 mijë eurosh.
A funksionon një nga kompanitë më të mëdha të sanksionuara?
"Kompania nuk ekziston".
Kjo kompani, sipas të dhënave zyrtare, është ende aktive, megjithëse po përjeton një rënie drastike të të ardhurave.
REL-i ka hulumtuar më parë biznesin e kësaj kompanie.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës deri në gusht 2023, Kominvex eksportoi mallra me vlerë më shumë se 140 milionë dollarë në Rusi.
Sanksionet e SHBA-së, me akuzat për eksportimin e mallrave të sanksionuara, u vendosën ndaj kësaj kompanie në shkurt të vitit 2024.
Në listën e zezë është edhe Marko Svorcan, drejtor dhe pronar i Kominvex.
Kjo do të thotë që, me vendim të shtetit, ato po mbyllen.
"Nga njëra anë, është e qartë se shumë nga këto kompani shkelën rregulloret vendase dhe nuk publikuan raportet financiare, kishin detyrime tatimore dhe vepronin në mënyrë jotransparente. Nga ana tjetër, mungesa e reagimit ndaj vetë thelbit të biznesit të tyre (eksporti i mallrave të rrezikshme) sugjeron ose mungesë kapaciteti për të hetuar dhe provuar raste të tilla, ose një vlerësim politik se kjo çështje nuk është përparësi", shton ai.
Kontrolli i eksporteve është detyrë e shumë institucioneve - nga doganat, te institucionet financiare dhe shërbimet e sigurisë.
Kështu, kompania Bassire Group u fshi nga regjistri tregtar serb në qershor 2025, sepse mbeti pa përfaqësues ligjorë, pasi pas dorëheqjes së drejtorit nuk emëroi një përfaqësues të ri.
Kompania u themelua një vit pas pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt 2023, me seli në Beograd - për tregtinë e kompjuterëve, pajisjeve dhe softuerëve.
Pronari ishte shtetasi rus Nikolai Levin, dhe ai hoqi dorë nga pronësia në shtator 2024, disa muaj pasi u vendos në listën e zezë amerikane.
Vlera e mallrave të sanksionuara që përfunduan në Rusi përmes kompanive të Levin, sipas të dhënave të OFAC, ishte rreth 2.5 milionë dollarë.
Kostiq thekson se "efekti i plotë" i sanksioneve është i mundur me monitorimin e vazhdueshëm të rrjeteve ndërkombëtare të kompanive dhe individëve, sepse skemat e anashkalimit janë "të adaptueshme".
Likuidimi pas dorëheqjes së drejtorit
Kompania beogradase Conex, me vendim shtetëror, u fshi nga regjistri tregtar në gusht 2025.Ajo u fut në listën e zezë nga Bashkimi Evropian në shkurt 2024.
Ishte kompania e parë nga Serbia që u sanksionua nga BE-ja, për shkak të dyshimeve për lidhje me sektorin ushtarak dhe teknologjik rus.
Dhe raportet financiare për vitet 2022 dhe 2023 treguan të ardhura prej rreth një milion eurosh në vit.
Kompania “Goodforëarding” është në likuidim që nga shkurti i vitit 2026.
Shteti po e mbyll atë sepse, që nga themelimi i saj në qershor 2022, nuk ka paraqitur asnjë raport financiar në Agjencinë e Regjistrave të Biznesit, gjë që ishte detyrimi i saj ligjor.
Megjithatë, OFAC pretendoi se mallra të tjera mbërritën në Rusi nga Serbia përmes kësaj kompanie - siç janë komponentët e nevojshëm për prodhimin e raketave, dronëve dhe municioneve.
Ajo është nën sanksionet e SHBA-së që nga shkurti i vitit 2024.
Llogaria u bllokua pas masave të marra nga Administrata Tatimore.
Një procedurë për kundërvajtje tregtare u iniciua kundër kësaj kompanie, por ajo u pezullua me vendim të Gjykatës Tregtare në Beograd, sepse Aleksej Moskovkin nuk është i disponueshëm për autoritetet serbe.
Foto REL