Policia serbe përdor dhunën, përdorë edhe shkopinjtë e gomës ndaj studentëve e qytetarëve protestues
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Policia serbe përdor dhunën, përdorë edhe shkopinjtë e gomës ndaj studentëve e qytetarëve protestues
Policia e Serbisë është treguar sërish e dhunshme mbrëmjes e së martës.
Policët serbë u përleshën me qytetarët e mbledhur që protestonin para Rektoratit të Universitetit të Beogradit. Sipas Novas, incidenti ndodhi në momentin kur një grup, pjesëtar të MUP-it serb, u përpoqën të shtypnin studentët dhe qytetarët e mbledhur para një ndërtese, transmeton KosovaPress.
Gjatë aksionit, oficerët e policisë me pajisje për të shpërndarë demonstratat, me fantomka në kokë, përdorën forcë, dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë edhe përdorimin e shkopinjve të gomës, ndërsa nuk ka pasur të dhëna nëse ka pasur të lënduar, transmeton KosovaPress.
Sipas informacioneve të disponueshme, një numër i madh studentësh, profesorësh dhe qytetarësh u mblodhën para Rektoratit, ku protesta filloi zyrtarisht në orën 19:00.
Tubimi u organizua nga përfaqësues të nismave "Universiteti Rebel" dhe "Studentët në Bllokadë".
Qytetarët filluan të mblidheshin gjatë ditës, pasi anëtarët e Drejtorisë së Policisë Kriminale (DPK) hynë më parë në ambientet e Rektoratit, duke deklaruar se po mblidhnin informacione në lidhje me ngjarjen e fundit tragjike në Fakultetin e Filozofisë. Ky veprim shkaktoi pakënaqësi shtesë në komunitetin akademik dhe ishte arsyeja e menjëhershme për tubimin e së martës.