Demokratët evropianë të “shqetësuar” nga ky rezultat i qeverisë së Vuçiqit
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Demokratët evropianë të “shqetësuar” nga ky rezultat i qeverisë së Vuçiqit
Partia Demokratike Evropiane thekson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të paraqitet në një dritë të mirë jashtë vendit, ndërsa "në realitet, Serbia vazhdon të përkeqësohet".
Në një postim në rrjetin X European Democrats, ata i referohen raportit të fundit të organizatës joqeveritare Reporterë pa Kufij (RSF), i cili, sipas tyre, është i padiskutueshëm dhe tregon se në 12 vitet e qeverisjes së Vuçiçit, vendi ra nga vendi i 54-të në të 106-tin në nivel global për sa i përket lirisë së medias.
"Nuk është një detaj, është një shenjë paralajmëruese. Liria e medias është gurthemeli i demokracisë", deklaruan Demokratët Europianë, transmeton Danas.
“Një vend kandidat për në BE nuk mund ta përballojë një rënie të tillë. Pikë”, thuhet në postim.
Serbia ra në vendin e 104-të nga një total prej 180 vendesh të renditura në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të këtij viti të publikuar dje nga organizata joqeveritare Reporterë pa Kufij (RSF), që është një rënie prej tetë vendesh krahasuar me vitin e kaluar.
Në seksionin për Serbinë, thuhet se gazetarët që raportuan për protestat antiqeveritare në vitin 2025 pësuan një numër rekord sulmesh fizike, të paktën 100, shumë prej të cilave u kryen nga oficerë policie.