Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u promovuar si “Maldivet e Evropës” falë plazheve mahnitëse, ujërave të kristalta dhe çmimeve më të përballueshme, krahasuar me destinacionet tradicionale mesdhetare, shkruan Julie Delahaye në median britanike “Daily Express”.
Megjithatë, ekspertët e udhëtimeve paralajmërojnë se, ndonëse vendi po përjeton një bum interesi, turistët që planifikojnë pushime në vitin 2026, duhet të kenë pritshmëri realiste, për infrastrukturën dhe ofertën turistike, e cila vazhdon të zhvillohet me ritme të shpejta, transmeton atsh, përcjell KosovaPress.
Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një pikë të re tërheqëse për pushuesit.
Fotot e plazheve të mbushura me diell dhe koktejeve në perëndim të diellit, të shpërndara në rrjetet sociale, kanë rritur ndjeshëm interesin e turistëve.Për pasojë, gjithnjë e më shumë britanikë po e konsiderojnë Shqipërinë, për pushimet verore dhe po kërkojnë këshilla nga ekspertët e udhëtimeve.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria ndodhet ende në fazat e para të zhvillimit, si destinacion turistik dhe vizitorët duhet të menaxhojnë pritshmëritë e tyre.
Sipas saj, Shqipëria mbetet ende një territor relativisht, i panjohur për pushimet e organizuara, dhe do të duhet kohë, që turistët të ndihen plotësisht të sigurt për ta zgjedhur, pasi deri vonë nuk ka qenë një vend i hapur masivisht ndaj turizmit.
Ekspertët nuk po thonë që turistët duhet të shmangin Shqipërinë, përkundrazi, vendi ofron shumë atraksione dhe tashmë, ka krijuar një bazë infrastrukture për vizitorët.
Megjithatë, ata theksojnë se pushuesit duhet të jenë realistë për llojin e pushimeve që mund të gjejnë.
Ndërkohë, Tirana ofron muze, dyqane, kafene dhe restorante, për një pushim urban larg turmave të mëdha.
Por nëse turistët presin resorte luksoze me paketa gjithëpërfshirëse, të ngjashme me ato që gjenden në Portugali, Spanjë apo Greqi, Shqipëria ende nuk e ofron në të njëjtën shkallë këtë përvojë.
“Marrim shumë kërkesa për Shqipërinë, por mendoj se është ende pak herët për entuziazëm të madh. Njerëzit duan të ndihen të orientuar. Kemi parë interes të madh për Malin e Zi, Maltën dhe Madeirën, vende që deri para pak vitesh, nuk konsideroheshin destinacione kryesore”, tha ai.
Udhëtimi drejt Shqipërisë nuk është i vështirë. Disa kompani ajrore “ofrojnë fluturime direkte nga Britania e Madhe.