Hekurudha Prishtinë-Durrës, temë diskutimi mes Bashës dhe Karakaçit
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hekurudha Prishtinë-Durrës, temë diskutimi mes Bashës dhe Karakaçit
Basha karaqi
13/06/2026 - 19:52
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Infrastruktures dhe Transportit Dimal Basha është takuar në Tiranë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për realizimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për Kosovën dhe Shqipërinë, Hekurudhën Durrës–Prishtinë.

“Ministrit Karakaçi i shpreha përkushtimin e plotë të Kosovës për ta jetësuar këtë projekt strategjik, pavarësisht sfidave dhe kostos që kërkon”, ka shkruar Basha.

Ai tha se bashkë, janë dakorduar se kjo linjë hekurudhore me impakt për tërë Evropën Juglindore do të shërbejë si lidhje e mëtutjeshme kombëtare dhe si korridor i ri zhvillimi mes dy vendeve.

“Kjo lidhje e drejtpërdrejtë do t’i afrojë më shumë qytetarët tanë, do ta lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe rritë potencialin ekonomik të të dy vendeve”, shkruan ai.

Sipas tij, projektet që bashkojnë shqiptarët janë investime në dobi të të ardhmes tonë të përbashkët e me fryte që do t’i gëzojnë edhe pasardhësit tanë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026