Falet namazi i Kurban Bajramit në Shqipëri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Falet namazi i Kurban Bajramit në Shqipëri
Kurban Bajrami - Shqiperi
27/05/2026 - 07:21
Linku u kopjua

Qindra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Të mërkurën, në kryeqytetin shqiptar, Bajrami u fal edhe në xhamitë e tjera.

Programi i Kurban Bajramit nisi me leximin e disa ajeteve kuranore nga hafizi Enes Hyka, duke i dhënë një atmosferë të thellë shpirtërore këtij momenti të veçantë, shkruan atsh, transmeton KosovaPress.

Ndërsa më pas kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu mbajti fjalën përshëndetëse duke u uruar besimtarëve festën e Kurban Bajramit.

“Kjo festë i fton njerëzit të reflektojnë më shumë për njëri-tjetrin, të jenë më pranë familjeve, të moshuarve, njerëzve në nevojë, jetimëve dhe çdo zemre që ka nevojë për mbështetje e shpresë. Kurbani nuk është vetëm një ritual fetar, ai është një akt solidariteti, ndarje dhe kujdesi për tjetrin”, tha Spahiu.

Programi kulmoi me faljen e namazit të Kurban Bajramit, ku mijëra besimtarëve të mbledhur në bulevard u priu kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu.

Në përfundim të ceremonisë besimtarët e shumtë të mbledhur me këtë rast shkëmbyen mes tyre urimet më të përzemërta të kësaj dite të mbushur me paqe, dashuri, solidaritet dhe sakrificë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026