Avokati serb Ivan Niniq ka komentuar arrestimin e ish-shefit të Policisë së Beogradit, Vesellin Miliq, në lidhje me rastin e një vrasjeje në lagjen Senjak në Serbi, duke ngritur dyshime për ndërhyrje politike dhe lidhje me struktura kriminale.
Në një intervistë për emisionin “Probudi” në TV Nova, Niniq deklaroi se informacionet për ngjarjen në restorantin “27” në Senjak u bënë publike vetëm pasi rasti u përhap në rrjetet sociale.
“Vesellin Miliq kishte aspirata të jetë drejtor i policisë, por Zvonko Veselinoviq ushtroi presion përmes Andrejit. Nwse informacioni për Aleksandar Neshovia Baja dhe ngjarjen në Restorantin 27 në Senjak nuk do të ishte bërë ‘virale’ në rrjetet sociale, pyetja është se në cilin drejtim do të kishte shkuar gjithçka”, tha Niniq.
Kur u pyet nëse mendon se kishte një qëllim për të mbuluar çështjen, Niniq tha se ky rast i kujton rastin e vdekjes së avokatit Vlladimir Cvijan.