Gazetari dhe shkrimtari italian Esio Gavezzeni ka bërë deklarata të forta lidhur me ngjarje të rënda gjatë luftës në Sarajevë, duke pretenduar se qindra shtetas perëndimorë kanë paguar shuma të mëdha parash për të qëlluar mbi civilët.
Sipas tij, gjatë viteve 1992–1996, rreth 500 persona nga vendet perëndimore morën pjesë në atë që ai e përshkruan si “gjueti njerëzore”.
Ai përshkroi edhe një sistem të supozuar shpërblimi për pjesëmarrësit, duke pretenduar se ata merrnin si “trofe” fishekë të gdhendur, në varësi të viktimave të qëlluara.
Sipas Gavezzenit, kjo veprimtari ishte e organizuar dhe kishte bazë në qytete si Londra dhe Brukseli, ndërsa përfshinte edhe lidhje me një kompani sigurie në Itali, e cila, sipas tij, i përgjigjej kërkesës së klientëve, shkruan The Geopost.Gavezzeni shtoi se nga rreth 500 persona të përfshirë, 230 ishin italianë, duke përbërë pothuajse gjysmën e pjesëmarrësve.
Ai bëri të ditur gjithashtu se disa prej të dyshuarve janë identifikuar dhe emrat e tyre i janë dorëzuar prokurorisë, e cila, sipas tij, ka nisur procedurat për t’i thirrur në pyetje.
Margetiq thekson se dokumenti sugjeron se bëhej fjalë për pagesë shërbimesh, duke përmendur edhe shpërblime shtesë për vullnetarët që ofronin mbështetje logjistike për vizitorët e huaj.