Radulle Steviq në Kosovë është person në kërkim pasi akuzohet për përfshirjen në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai është nën sanksione për shkak të lidhjeve me Millan Radoiçiqin dhe Zvonko Vesellinoviqin, si dhe për akuza për krim të organizuar dhe korrupsion.
Kompania e Steviqit, Rad 028, është pronare e dy banesave dhe katër garazheve në lagjet Dedinje dhe Beogradi, tregojnë të dhënat nga kadastra, të cilat i ka analizuar Radio Evropa e Lirë (REL), transmeton KosovaPress.
Policia dhe Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk u janë përgjigjur pyetjeve nëse kanë njohuri që Steviqi, i cili me kërkesë të Kosovës është në kërkim ndërkombëtar, ndodhet në Serbi dhe nëse është nën hetim për rastin e Banjskës.
Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, deri në publikimin e këtij teksti, nuk iu përgjigj as Steviqi.
Steviqi është prezantuar në publik si biznesmen nga veriu i Kosovës, që ka kompani ndërtimi në Zveçan.
Ndërsa Kosova ka ndaluar dhënien e kontrata pas vendosjes të sanksioneve amerikane, tenderët nga Serbia kanë vazhduar.
Sipas aktakuzës së Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë, Steviqi përmes kompanive të tij e ka ndihmuar Millan Radoiçiqin në pastrimin e parave.
Për pastrim parash, akuzë që rëndon ndaj Steviqit, në Kosovë parashihet dënim deri në dhjetë vjet burgim.
Aktakuza përfshin edhe kompanitë e Steviqit në Kosovë dhe në Serbi.
Ndërsa Radoiçiq, i cili ka pranuar se ka organizuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në shtator të vitit 2023, në Kosovë akuzohet për terrorizëm dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetues.
Pra, si “kreu i një grupi terrorist” që ka tentuar ta aneksojë veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, me forcë dhe armatim të rëndë, për ta bashkuar me Serbinë.Në Kosovë më 24 prill është shpallur aktgjykimi i parë për rastin e Banjskës – dy të akuzuar janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa një tjetër me 30 vjet burgim.
Më shumë se 40 të akuzuar të tjerë nuk janë të arritshëm për drejtësinë kosovare.
Kompania në këtë ndërtesë ka edhe një garazh.
Vlera e apartamentit dhe garazhit të Radulle Steviqit vlerësohet rreth 280 mijë euro.
Kompania e Steviqit, deri në shtator 2024, ka qenë pronare edhe e një apartamenti tjetër dhe një garazhi në këtë lagje.
Të dhënat nga kadastra në Serbi tregojnë se apartamenti tani ka një pronar të ri, por nuk është e qartë nëse është shitur apo dhuruar.
Apartament në Dedinje pranë vilës së Vesellinoviqëve
Dedinja është një tjetër lagje luksoze e Beogradit, me shumë vila, ambasada dhe objekte nën mbrojtje shtetërore.
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) ka raportuar se Millan Radoiçiq kishte vendbanim të regjistruar në këtë apartament, i cili zyrtarisht figuron në emër të kompanisë së Steviqit.Deri së fundi, kjo vilë ka qenë pronë e kompanisë Inkop, pronarë të së cilës janë vëllezërit Vesellinoviq.
Partneri i tyre i biznesit në Inkop ka qenë Millan Radoiçiq.
Edhe Vesellinoviqët, ashtu si Radoiçiqi dhe Steviqi, janë nën sanksione të SHBA-së, nën dyshimet se kanë lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.
Po ashtu, ajo injoron vendimin gjyqësor dhe aktakuzën në Kosovë për sulmin në Banjskë.
Ku është Radulle Steviq?
Në këtë listë janë përfshirë të gjithë të akuzuarit për rastin e Banjskës, në krye me Millan Radoiçiqin.
Radoiçiq ndodhet në Serbi, dhe adresa e tij e regjistruar është në Beograd.
Ndërsa nëse Radulle Steviqi ndodhet gjithashtu në Serbi, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.
Çfarë bën kompania e Steviqit?
Edhe pse Steviqi dhe kompania e tij Rad 028 janë pjesë e aktakuzës së Kosovës, ajo vazhdon të operojë në sistemin e Serbisë.
Këto organe kanë funksionuar në Kosovë, në zonat me shumicë serbe, deri në vitin 2024, ndërsa më pas janë mbyllur nga autoritetet kosovare, pasi Prishtina i konsideron ilegale.
Ata nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë se sipas cilave kritere i ndajnë kontratat kompanisë së Steviqit dhe si realizohen këto projekte – duke qenë se autoritetet kosovare gjatë tri vjetëve të fundit kanë pezulluar projektet ndërtimore të financuara nga Serbia, me arsyetimin se nuk kanë leje nga institucionet e Kosovës.
Pyetjeve nuk iu janë përgjigjur as Qeveria e Serbisë dhe Zyra e saj për Kosovën.
Përveç riparimit të një kishe në fshatin Zherovnicë, afër Zveçanit, kompanisë Rad 028 i është besuar edhe furnizimi me pako për Vitin e Ri për nxënësit e shkollave fillore në Kosovë, si dhe sanimi i një terreni sportiv dhe një këndi lojërash në Mitrovicën e Veriut.
Këto punë kanë vlerë mbi 520 mijë euro.
Institucionet arsimore dhe shëndetësore në vendbanimet me shumicë serbe vazhdojnë të funksionojnë në sistemin e Serbisë.
Në sistemin e Kosovës, Steviqi kishte dy kompani ndërtimi me emra të ngjashëm: RAD D.O.O. dhe RAD P.T.P.
Këto kompani fitonin tenderë deri në dhjetor të vitit 2021, kur Steviq, së bashku me to, u përfshi në sanksionet amerikane.