22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike: Çfarë ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri?
Rajoni
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike: Çfarë ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri?
RTSh
17/04/2026 - 20:45
Linku u kopjua

23:03

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike: Çfarë ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri?

Një efektiv policie u lëndua gjithashtu për shkak të një kapsolle që i shpërtheu në trup. Policia shoqëroi 22 persona ndërsa u sekuestruan 4 çanta me molotovë, shkruan Euronews Albania.

22:51

Zgjati tre orë protesta e opozitës në Shqipëri para Kryeministrisë, e cila u shoqërua me fjalime, molotovë, përplasje dhe lëndime.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti fillimisht në selinë blu, e pas një takimi me strukturat, marshoi në këmbë drejt Kryeministrisë. Ndërkohë, 1500 forca policie nga të gjitha strukturat ishin në gatishmëri për protestën.

Ndryshe nga protestat e shkuara, këtë herë u rikthyen fjalimet në protestë, ndërsa pas tyre nisi ‘aksioni’ opozitar. Menjëherë pas fjalës së Berishës, nisi hedhja e molotovëve. Nga kundërpërgjigja e policisë me gaz lotsjellës, mbetën të lënduar Flamur Noka, Aulon Kalaja dhe Luciano Boçi, shkruan RTSh.

22:01

Pas shpërndarjes nga zona e Kryeministrisë, protestuesit u drejtuan përpara Parlamentit, ku një kordon i Policisë së Shtetit ishte vendosur pranë godinës dhe Xhamisë së Namazgjasë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tentoi të kalojë kordonin e policisë së bashku me një grup protestuesish, por hasi në rezistencën e efektivëve.

Gjatë përpjekjes për të depërtuar në zonën e rrethuar, policia ndërhyri sërish duke përdorur ujë me presion, ndërsa situata mbeti e tensionuar për disa minuta, deri në zmbrapsjen e protestuesve.

Si pasojë e tensioneve, katër persona mbetën të lënduar dhe u transportuan në Spitalin Universitar të Traumës për ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, mes të lënduarve është një efektiv policie dhe tre protestues, përfshirë deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, si dhe Aulon Kalaja.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e të lënduarve paraqitet e stabilizuar. 

20:48

Protestuesit e Partisë Demokratike në Shqipëri kanë hedhur molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë menjëherë sapo kryedemokrati Sali Berisha mbylli fjalën.

20:15

Ka nisur prej orës 19:00 protesta kombëtare e PD-së, teksa protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti fillimisht në selinë blu, e pas një takimi me strukturat, marshoi në këmbë drejt Kryeministrisë. Ndërkohë, 1500 forca policie nga të gjitha strukturat janë në gatishmëri për protestën, për të cilën PD ka kërkuar tre orë leje.

Ndryshe nga protestat e shkuara, këtë herë do të rikthehen fjalimet në protestë, ndërsa pas tyre dhe të nisë ‘aksioni’ opozitar, shkruan TCH, transmeton KosovaPress.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mban fjalën e tij në protestën e shtatë kombëtare të thirrur nga opozita. Ai thekson se Partia Demokratike është zgjedhja më e mirë në këtë moment për vendin, teksa vlerëson aksionin e protestave të deritanishme.

Lajmi në zhvillim…

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026