Qytetarët në Podujevë shprehën se janë tronditur, por edhe indinjatë në lidhje me përleshjen e armatosur në Podujevë, që la katër të plagosur. Qytetari Behram Kolla i quajti katastrofë të shtënat më armë midis sheshit të Podujevës.
"Katastrofë, Pasha Zotin po, kështu vaki s'ka bo, pa kurgjo hiq në mes të sheshit e popullit me gju kallasha, katastrofë", tha Kolla.
"Ata që veprojnë kështu, ata nuk duhet me jetu këtu. Ata i kisha hek prej këtij vendi, i kisha qu në njëfarë xhunglle. Se në këtë liri, me u tut njeri me dal në vend të vetë është shumë keq", tha Hoti.
Ngjashëm mendon edhe qytetari tjetër Halim Morina.Katër persona janë plagosur në Podujevë pas një përleshjeje të armatosur në qendër të këtij qyteti rreth orës 13:30, thanë autoritetet.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se motivi i kësaj ngjarjeje dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje paraprake, ndërsa të dyshuarit kanë lidhje familjare nip dhe dajë, ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake.
“Ata kanë pësuar plagë të rënda, por gjendja e tyre shëndetësore "është stabile për momentin", tha drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.