Kryetari i Bordit Drejtues të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, duke komentuar zgjedhjet e sotme në Kosovë, i pyetur se sa mandate mendon se do të fitojë Lista Serbe, tha se ajo është “vetëm dëshmi e një problemi shumë serioz”.
“Ky nuk është vetëm problem i pushtetit në Serbi dhe i serbëve të Kosovës, por edhe i bashkësisë ndërkombëtare, e cila lejoi – ndoshta si përjashtimi i vetëm në botë – që brenda një komuniteti pakicë të ekzistojë një sistem njëpartiak”, tha ai.
“Sot shohim pjesëmarrjen rituale të Listës Serbe në vetëvrasjen e saj politike”, tha Janjiq, transmeton KosovaPress.
Sipas tij, Lista Serbe do të ketë deputetë, por ky nuk duhet të jetë qëllimi kryesor.Sipas Janjiqit, “fatkeqësisht, Lista Serbe e ka përfunduar ekzistencën e saj”.
“Do të jetë shumë e rëndësishme se si do të organizohet Serbia pas këtyre zgjedhjeve, sepse pluralizmi brenda komunitetit serb është i domosdoshëm”, tha ai.