Policia e Kosovës bëri të ditur se në Mitrovicën e Jugut, u arrestuan dy të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se dy të arrestuarit në bashkëveprim kryen vjedhjen e një shumë të parave në banesën private të një qytetari.
Postimi:
Si rezultat i një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jugu, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprën penale-vjedhje e rëndë.
Arrestimi i dy personave të dyshuar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë të raportuar dy ditë më parë, ku të dyshuarit kishin vjedhur një shumë të parave në banesën private të një qytetari