Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata
armet
07/06/2026 - 17:23
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot ka kryer dy bastisje në dy lokacione të komunës së Zubin Potokut, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme, raporton KosovaPress.

Ky aksion policor ndodh pas pranimit të informacioneve për një rast kanosjeje të ndodhur ditë më parë ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në dy lokacione në Mitrovicë Veri. Sipas Policisë së Kosovës dy nga armët e konfiskuara ishin me leje e dy të tjera pa leje.

“Ndërsa, kanosja dyshohet se është kryer nga një i dyshuar mashkull kosovar i nacionalitetit serb, andaj pas veprimeve hetimore, sot janë kryer bastisje në dy lokacione të komunës së Zubin Potokut, ku janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme. Në njërin lokacion janë hasur tri armë, përderisa në lokacionin e dytë një armë. Dy nga këto armë kanë qenë me leje dhe dy tjera pa leje. Personi i dyshuar i cili ka kryer kanosjen dyshohet se gjendet jashtë vendit. Armët janë sekuestruar nga njësitet relevante policore, përderisa rasti vazhdon të hetohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026