Një person arrestohet për dhunim në Lipjan, tjetri për ngacmim seksual në Obiliq
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Një person arrestohet për dhunim në Lipjan, tjetri për ngacmim seksual në Obiliq
Forcat e rendit kanë arrestuar, të hënën, dy persona në raste të veçuara në Lipjan dhe Obiliq, të dyshuar për vepra penale që lidhen me dhunën seksuale.
Sipas raportit policor, në Lipjan është ndaluar një i dyshuar, pasi dyshohet se, rreth orës 19, ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Obiliq është arrestuar një tjetër person, i cili pretendohet se ka ngacmuar seksualisht një grua, rreth orës 8. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e këtyre rasteve, ndërsa hetimet për to janë duke vazhduar. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.