Arrestohet një person për shpërthimin në Strellc të Epërm të Deçanit
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet një person për shpërthimin në Strellc të Epërm të Deçanit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me një shpërthim që ka ndodhur në fshatin Strellc i Epërm në Deçan.
Si erdhi deri tek arrestimi?
Sipas policisë, Stacioni Policor në Deçan më 9 qershor 2026 kishte pranuar informacion për një shpërthim në oborrin e shtëpisë së viktimës. Menjëherë pas pranimit të informatës, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime kanë zhvilluar hetime intensive, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e një personi të dyshuar.
Policia njofton se më 10 qershor 2026 është arrestuar i dyshuari lidhur me këtë rast. Pas intervistimit nga hetuesit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.