Komandanti i FSK-së takon zëvendës agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Komandanti i FSK-së takon zëvendës agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA
IOVA
09/06/2026 - 15:14
Linku u kopjua

Në vazhdën e bashkëpunimit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendës Adjutantin dhe udhëheqshin e Gardës Ajror të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Brigade Mark A. Muckey, dhe stafin e tij.

Sipas njoftimit, fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Muckey për mbështetjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Ajovës në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar si ‘storie suksesi’ e partneritetit të këtij lloji. Gjithashtu, GLT Jashari e informoi për zhvillimet aktuale në FSK dhe për rolin e rëndësishëm në garantimin e sigurisë në vend, duke theksuar kontributin e rëndësishëm të saj në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Në anën tjetër, GjB Muckey e përgëzoi GLT Jasharin për lidershipin e tij dhe arritjet e deritanishme të FSK-së, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së forcës Ajrore të GKA, në procesin e zhvillimit të mbrojtjes së hapësirës ajrore.

“Gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan progresin e konsiderueshëm të arritur nga FSK-ja në zhvillimin, modernizimin dhe avancimin e kapaciteteve të saj operacionale. Ata gjithashtu shprehën vlerësim të lartë për profesionalizmin, performancën dhe nivelin e lartë të ndërveprueshmërisë së personelit në kuadër të aktiviteteve dhe stërvitjeve të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

Në përmbyllje të takimit, gjeneralët riafirmuan përkushtimin e tyre për avancimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, duke e cilësuar atë si një partneritet me rëndësi të veçantë strategjike. Në këtë kontekst, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës u vlerësua si një faktor kyç për garantimin e sigurisë, stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në rajon.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026