Policia transferon nga Shqipëria në Kosovë një të dënuar për trafikim armësh
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Policia transferon nga Shqipëria në Kosovë një të dënuar për trafikim armësh
Policia e Kosoves
09/06/2026 - 16:31
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka realizuar transferimin e një shtetasi kosovar nga Shqipëria në Kosovë për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burg.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, ka kryer me sukses transferimin përmes pikës kufitare në Morinë më 9 qershor 2026.

I transferuari ishte dënuar në Shqipëri me pesë vjet burgim për veprën penale “trafikim i armëve dhe municionit”. Pas kthimit në Kosovë, ai i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, pasi një pjesë të tij e kishte kryer në shtetin shqiptar.

Policia bëri të ditur se procedura është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, marrëveshjet dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në njoftim theksohet se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave e grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026